Deklarimi i tatueshëm, Braçe debat me zv/ministrin e Financave: Burimi të jetë i dokumentuar. E di që dukem budalla, po unë e dua

03/12/2025 14:08

Gjatë Komisionit të Ekonomisë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe zhvilloi një tjetër debat me zv/ministrin e Financave, Endrit Gjyzeiraj.

Debati kishte të bënte me deklarimin e tatueshëm, ku Braçe kërkonte një ligj që burimi të vetëdokumentohet.

“Deklarimin e tatueshëm dua ta bëj vetë. Çdo gjë që nuk është e pohuar nuk ekziston. Kam dëshirën time. Dua të vij të deklaroj. Dua të vij dhe të them: ‘Këto janë paratë e mia dhe ky është burimi’. Ligji siç është shkruar nuk kërkon asnjë dokument mbështetës. Unë dua të deklaroj dokumentet mbështetës. Është problem kjo gjë? Atëherë shkruaje. Shkruaje. Unë dua të jem i ligjshëm.

Dua që nesër, pasnesër kur t’i hapë letrat e mia dikush, dua që të kem dhënë burimin e dokumentuar. Në këtë moment, pse po më ndalon ti mua ta kem me ligj këtë gjë? E di që dukem budalla… Po unë e dua. Çfarë i prish ligjit kjo gjë?”, tha Braçe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta