Kongresi i SHBA: Në rast lufte, Shqipëria shënjestër në Ballkan, Trump të angazhohet..
Kolegji i Europës ka reaguar pas bastisjeve të ditës së djeshme në zyrat diplomatike të BE-së dhe Kolegjit të Europës.
Pas interesimit të gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, Kolegji i Europës në një njoftim të përcjellë për shtyp deklaron se do të jenë bashkëpunues në ndihmë të procesit hetimor dhe po merren masat për të vijuar aktivitetin akademik.
Shkak për hetim është bërë një program 9 mujor trajnimi për diplomatët e rinj nga vendet anëtare, i cili iu dha Kolegjit të Europës në Bruksel gjatë viteve 2021–2022, pas një procedure tenderi.Gazetarja e Top
Channel Kristi Gongo, mëson se në një vit në Kolegjin e Europës në 3 shtete ndjekin studimet pasuniversitare rreth 500 studentë. Tre kampuset ku Brukseli ka numrin më të madh të studentëve, konkretisht në Bryzh rreth 350. Më pas është Polonia në kampusin Natolin, rreth 120 studentë. Dhe në vitin 2024 u hap kampusi edhe në Shqipëri, ku këtë vit në Tiranë janë 40 studentë ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
Reagimi i plotë i Kolegjit të Europës
Kolegji i Europës është njoftuar sot më 2 dhjetor për veprimet hetimore të ndërmarra nga Prokuroria Publike Evropiane (EPPO). Në këtë kuadër, janë kryer kontrolle në ambientet e kampusit tonë në Bryzh.
Kolegji i Europës do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, në interes të transparencës dhe respektimit të procesit hetimor.
Kolegji mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe pajtueshmërisë, si në çështjet akademike ashtu edhe në ato administrative.
Kolegji po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve.
Nuk kemi koment të mëtejshëm në këtë fazë, për të mos ndikuar hetimin.
Top Channel