Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ekipet e emergjencës në vendngjarje
03/12/2025 22:41
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet dëmtimi i rëndë i makinës, por nuk dihet nëse ka viktima.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa shkaqet nuk dihen ende.
Aksidenti ka krijuar trafik në autostradë, duke e bërë të vështirë lëvizjen.
Top Channel