“Nuk ka zgjidhje të thjeshta për të gjetur paqen”, Zelensky: Përparimi varet nga bisedimet SHBA-Rusi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i drejtoi një fjalim emocional parlamentit irlandez, ku falënderoi Irlandën për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës në Bashkimin Evropian, si një anëtar i barabartë.
Ai kërkoi një “paqe pa poshtërim” dhe theksoi rëndësinë e unitetit global për të mposhtur agresionin rus.
Zelensky filloi fjalimin duke falenderuar Irlandën për mbështetje të fuqishme ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke e vlerësuar këtë mbështetje si thelbësore për luftën e Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit të saj.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “paqe pa poshtërim”, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të cënonte dinjitetin dhe integritetin e vendit të tij.
Ai theksoi se vetëm një “bashkësi e vërtetë kombesh” mund të ndihmojë Ukrainën në rimëkëmbjen pas luftës dhe në ndihmën e saj për të dalë nga ky konflikt shkatërrues.
Zelensky po ashtu shprehu besimin se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës si një anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky unitet do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë.
“Uniteti është arma jonë”, e mbylli Zelensky fjalimin e tij.
Top Channel