“U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm shkarkimin e Peleshit?”/ I riu kritika Berishës në sy: E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

02/12/2025 20:29

Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e njësisë nr.9 në Tiranë.

Një prej të rinjve, pjesë e strukturave të PD, nuk ia ka kursyer kritikat Berishës në sy, ku ndër të tjera i tha se po vijojnë të promovohen figura në PD që nuk kanë dhënë rezultate, dhe se kjo forcë politike, merret vazhdimisht vetëm me një temë.

“Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.

Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë.

Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet.

Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona”, tha ai.

“Faleminderit për sugjerimet që ke bërë… ardhja e deputetëve të ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë”, iu përgjigj Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta