Trajneri i ri i Kamerunit fillon revolucionin, si fillim largon Onanën
02/12/2025 01:03
Atëherë kur priste rikthimin tek skuadra që e huazoi, Manchester United, për Andre Onanën vjen një lajm tronditës.
Ai nuk është përfshirë në skuadrën e Kamerunin për Kupën e Kombeve të Afrikës. 29-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm. Po ashtu edhe kapiten në tri ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Botërorin.
Kameruni nuk ia doli të kualifikohet dhe duket se ndryshime të mëdha po pasojnë. Një prej tyre ishte edhe emërimi i trajnerit të ri, David Pagu, që e nisi me surprizë në ditën e parë.
Top Channel