Serena Williams kthehet të luajë tenis? Sipas medias amerikane, tenistja mund të rishfaqet në fushat e lojës në vitin 2026.

Legjenda e tenisit botëror, fituese e 23 titujve Grand Slam që u tërhoq zyrtarisht nga tenisi në vitin 2022,  ashtu sic konfirmon një zëdhënës i ITIA (International Tennis Integrity Agency) ka prezantuar dokumentin që të rihyjë në listat për kontrollet antidoping.

Një integrim që Serena e kishte kërkuar që në muajin gusht në mënyrë që të luante në lojën dyshe bashkë me motrën Venus në Flushing Meadows, një kërkesë që  refuzua për shkak se paralajmërimi u bë shumë vonë. Në një dokument të tetorit 2025 është rishfaqur emri i saj dhe kjo do të thotë se pas 6 muajsh, Serena Williams mund të kthehet të luajë tenis.

Për më tepër sipas New York Times, objektivi i ish numrit 1 të botës është pjesëmarrja në lojën dyshe në turneun e US Open.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta