“Shpresoj mos të përplasem sepse…”/ Tragjike, influencerja vdes pas aksidentit me motor! Çfarë shkruhej në postimin e saj të fundit

02/12/2025 10:12

Tragjedi në Floridablanca të Kolumbisë. Karen Sofía Quiroz Ramírez, influencuese e njohur në rrjetet sociale për videot dhe këshillat rreth motoçikletave, ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare pas një aksidenti fatal me motorin e saj Suzuki Gixxer.

Sipas raportimeve të Metropoles, e reja – e njohur online me pseudonimin “Bikegirl” – u përplas fillimisht me një automjet dhe më pas u shtyp nga një kamion me rimorkio. Autoritetet e Transportit të Floridablanca-s thanë se hipoteza më e mundshme është se ajo po lëvizte mes dy automjeteve, manovër e njohur si “ndarje korsie”.

Zyrtari i transportit, Jahir Andres, konfirmoi se Quiroz tentoi të kalonte mes një Chevrolet Spark dhe një kamioni, por humbi kontrollin. Ajo ra në anën e majtë të rrugës, pikërisht aty ku po kalonte kamioni, dhe u shtyp nga rrotat e pasme. Pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve për ta ndihmuar, 25-vjeçarja vdiq në vend.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetëm pak orë para aksidentit, Karen kishte publikuar në Instagram një foto të syzeve të saj të thyera, duke shkruar: “Shpresoj të mos përplasem, sepse po ngas makinën pa syze.”

Postimi është mbushur me mijëra komente pas lajmit të tragjedisë.

Karen Sofía Quiroz kishte mijëra ndjekës në TikTok dhe Instagram. Ajo ishte bërë e njohur për videot e saj rreth rrugëve, mirëmbajtjes së motoçikletave, stilit të jetës, botës së motoçiklistëve dhe tatuazheve.

Komuniteti i motoçiklistëve në Kolumbi dhe fansat e saj po e kujtojnë si një vajzë plot energji dhe pasion, që humbi jetën shumë herët.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta