“Nuk ka zgjidhje të thjeshta për të gjetur paqen”, Zelensky: Përparimi varet nga bisedimet SHBA-Rusi
Po mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, një seancë që është parashikuar të zgjasë në 4 orë dhe ku do të evidentohen problemet e gjetura në zonat përkatëse të deputetëve, pas Javës së Gjelbër.
Deputetët e opozitës nga ana tjetër kanë kërkuar që seanca të zgjasë më shumë dhe të kenë më shumë minuta në dispozicion. Kreu i Kuvendit u shpreh se koha dhe montazhi janë të parashikuara në Kushtetutë.
“Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot”, tha deputeti i PD Klevis Balliu.
“Nga katër orë do të jetë 5 orë diskutimi sot”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
Top Channel