“Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të hënën akuzoi autoritetet zgjedhore të Hondurasit se po përpiqen të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa kandidati që ai mbështet, biznesmeni Nasri Asfoura, po përballet me një kandidat tjetër të krahut të djathtë, Salvador Nasralla.
“Duket sikur Hondurasi po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Nëse e bëjnë këtë, do të paguajnë një çmim shumë të lartë!”, shkroi Trump në Truth Socialz`.
Nasry Asfura, 67 vjeç, ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Tegucigalpa, ishte përpara Salvador Nasralla, 72 vjeç, prezantues televiziv, me 515 vota, sipas një numërimi dixhital prej 57% të fletëvotimeve, tha dje pasdite presidentja e Këshillit Qendror Zgjedhor (CNE) nëpërmjet X.
Marzhi i ngushtë nënkuptonte, duke pasur parasysh marzhin e gabimit, një “barazim teknik” midis dy kandidatëve kryesorë, shtoi Ana Paola Hall. Ajo kërkoi “kujdes dhe durim” nga qytetarët, pa specifikuar se kur do të përfundonte numërimi manual. Procesi mund të zgjasë disa ditë.
“Shifrat flasin vetë”, tha Asfura nga selia e tij e fushatës.
Nasralla, i Partisë Liberale (PL), pretendoi një epërsi prej pesë pikësh, duke cituar shifrat e tij.
Të dy kandidatët bënë fushatë me frikën se e majta do ta shndërronte Hondurasin në një Venezuelë të re, një vend në krizë të thellë.
Kandidatja e partisë në pushtet të krahut të majtë LIBRE, avokatja Rixi Moncada, 60 vjeç, ishte e treta me distancë të largët, sipas rezultateve ende paraprake.
Top Channel