Korreshi batuta në Komisionin e Ligjeve: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me deputetin që jam unë. A është konflikt interesi?

02/12/2025 13:21

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk ka kursyer batutat gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Me humor dhe ironi, Korreshi ngriti pyetje të pazakonta, duke marrë shembull dhurimin e dy qenve nga një mik i tij, duke pyetur nëse duhet të deklaronte nëse i kishte marrë si deputet apo si mik.

Ai shtoi se, sipas tij, edhe “çështjet e krevatit” mund të përbëjnë konflikt interesi, duke ironizuar mbi situata të përditshme që ligji mund të përfshijë.

“Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir. Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Të shkoj në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?”, tha Korreshi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta