Del Piero i ashpër me Juventusin: Po nuk ke personalitet kushdo të mund, edhe të tjerët dijnë të luajnë futboll
Inter po mendon seriozisht për një portier të ri pas performancave të dobëta të Sommer.
Guglielmo Vicario, portieri i Tottenhamit, i njohur si një nga më të mirët italianë dhe pjesë e kombëtares, është objektivi kryesor për merkato verore.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti i Vicario ka hapur kanale komunikimi me Interin, megjithëse konkurrenca në Itali është e fortë.
Negociatat nuk do të jenë të thjeshta, pasi portieri 29-vjeçar ka kontratë me Spurs deri në 2028 dhe kërkon 2.5 milionë paund në sezon, ndërsa blerja mund të arrijë rreth 30 milionë.
Megjithatë, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë një analizë kosto-përfitim, duke marrë parasysh se një portier i nivelit të lartë mund të sjellë pikë të rëndësishme në renditje.
Top Channel