I dënuar me 45 vite burg dhe gjobë 8 mln euro nga SHBA, Trump fal ish-presidentin

02/12/2025 15:56

Presidenti Donald Trump ka falur zyrtarisht ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, sipas avokatit të tij Renato Stabile.

Trump kishte njoftuar se do të falte Hernández javën e kaluar, në një veprim që rrëzon një dënim nga SHBA për trafik droge.

Hernández është liruar nga burgu, sipas avokatit të tij. Një bazë të dhënash e Byrosë së Burgjeve të SHBA-së tregon gjithashtu se ish-presidenti i Hondurasit u lirua nga një burg në Virxhinian Perëndimore.

“Në emër të Presidentit Hernandez dhe familjes së tij, dua të falënderoj Presidentin Trump për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Presidenti Hernandez është i lumtur që kjo periudhë e vështirë ka mbaruar dhe mezi pret të rifitojë jetën e tij pas pothuajse 4 vitesh në burg”, shtoi Stabile në një deklaratë.

Presidenti i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022, u dënua vitin e kaluar me 45 vjet burg dhe një gjobë prej 8 milionë dollarësh për trafikim droge.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta