“Gati për luftë me Europën”, takimi me dhëndrin e Trump, presidenti rus: BE, po saboton planin e paqes

02/12/2025 22:33

Të martën në mbrëmje në Moskë u zhvillua takimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me një delegacion amerikan lidhur me fundin e luftës në Ukrainë.

Delegacionin e SHBA-së e udhëhoqi i dërguari i Trumpit, Steve Ëitkoff, teksa atë po e shoqëronte edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

Pak para takimit, Putini deklaroi për gazetarët, se Evropa po pengon përpjekjet për paqe me kërkesa, për të cilat ka deklaruar se janë të papranueshme për Rusinë.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia nuk do luftë, por nëse Evropa do, atëherë edhe Rusia është e gatshme.

“Ata janë në anën e luftës. Edhe kur përpiqen gjoja të bëjnë disa ndryshime në propozimin e Trumpit, ato synojnë vetëm një gjë: të bllokojnë plotësisht të gjithë procesin e paqes. Duke vepruar kështu, ata synojnë të fajësojnë Rusinë. Ne e shohim qartë këtë. Ne nuk do ta luftojmë Evropën, e kam thënë këtë njëqind herë, por nëse Evropa papritmas do të donte të na luftonte, ne do të ishim gati menjëherë”, tha Putin.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se disa gjëra “duhet të përpunohen” në draftin e planit të paqes, por se “tani më shumë se kurrë, ekziston një shans për t’i dhënë fund kësaj lufte”. Gjatë vizitës së tij në Irlandë, Zelensky shtoi se “është koha për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për rindërtimin e Ukrainës”. Por “Financial Times” zbuloi se “Banka Qendrore Europiane” refuzon të japë garanci për kredinë prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta