EMRI/ Dhunohet rëndë një person në Lezhë, disa persona e nxjerrin nga mjeti dhe e godasin me sende të forta. Niset drejt Traumës
“Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë.
Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij. Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj. Asnjë tjetër.
E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës. Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer.
A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë.
Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Po.
Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime. Kam vetëm dy kërkesa. Jo gjah shtrigash.
Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit.
Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë? Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet. Jo. Çfarë të përmirësojmë.
Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë. Të përpiqemi. Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne, përpiqet të na zhdukë hapësirat. Ne brenda vetes duhet të përpiqemi të zgjerojmë hapësirat, të krijojmë hapësirat për mendimin, të krijojmë hapësira për të rinjtë, të krijojmë hapësira për debatin, të krijojmë hapësira për të gjithë ata që duan të na bashkohem.
Jemi në kushtet e një regjimi autoritar, i cili synon zhdukjen tonë. Ne bëjmë të kundërtën, ne bëjmë gjithçka të forcohemi. Ne bëjmë gjithçka të forcohemi. Miq, përsëri dal aty tek e para. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Nuk ikin diktaturat me votë, është qesharake ta mendosh atë. E faktuam këtë ne.
Por një gjë ka sot, në këtë betejë, ne në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kemi të drejtën ta kërrejmë këtë qeveri një minutë e më parë nga pushteti. Po. Dhe kjo varet vetëm nga guximi ynë.
Se Edi Rama me mandatet e vjedhura në pushtet nuk mund të qëndrojë. Ndaj dhe duhet të jemi të qartë, jemi në fazën e betejës vendimtare. Para shqiptarëve, para botës dhe para Zotit kemi faktuar se ky na ka vjedhur zgjedhjet. Se ky kriminel ka bërë gjithçka për të marrë mandatin e katërt. Nuk do ta gëzojë kurrë.
Dhe ne duhet të përgatitim partinë. Duhet të përgatitim anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë të bëjmë atë që bëri Nepali, atë që bëri Bangladeshi, të bëjmë atë që bëjnë të gjithë njerëzit e shtypur ndaj diktaturave. Kemi arritur diçka, po, jo pak. Nuk mori urim nga qeveria e SHBA. Jo. Zëdhënësi iu përgjigj gazetarit se zgjedhjet nuk ishin të lira.
Ndryshim i madh. Kundërshti të mëdha ndaj meje dhe zemërim me mua pse flet ky për narkoshtet. Po unë flas për narkoshtet sepse mbroj interesat e vendit tim se po e shkatërron droga. Po unë nuk e bëja kurrë një fjalë të tillë po të mos ishte, por kur e shoh që po e shkatërron, nuk ka gjë në botë që më ndalon mua.
Pa më thoni mua ju, më gjeni një vend në Europë ku euro të ketë rënë me 35 përqind për shkak të narkoeurove që vijnë me kontejnerë nga baronët e drogës? Më gjeni një vend tjetër ku industria të bjerë në pikiatë, eksportet të bien në pikiatë dhe ndërtimet të jenë tre herë më të mëdha se në Europë?
Më gjeni një vend tjetërkund në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë të kenë emigruar vetëm në hapësirën Shengen? Ku ka ndodhur? Në cilin vend. Sot është OKB që thotë se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në botë.
Sot janë mediat botërore dhe organizatat që thonë se shqiptarët janë kontrollues kryesor të çmimit të kokainës në Europë. Atëherë të mos themi në këtë? Të mos i dalim zot ne vendit? Do i dalim zot dhe fatmirësisht zëri ynë po dëgjohet“, u shpreh Berisha.
Top Channel