Rusia përparon në Ukrainë/ 505 km katrorë territore të pushtuara vetëm në nëntor, Zaporizhia zona më e goditur

01/12/2025 18:15

Forcat ruse kanë pushtuar 505 kilometra katrorë të territorit ukrainas gjatë muajit nëntor.

Raporti u DeepState tregon se zona më e goditur ishte ajo pranë Huliaipole, në Oblastin Zaporizhzhia, ku u regjistruan rreth 40% e të gjitha avancimeve.

Sipas DeepState, situata në front ka qenë veçanërisht e vështirë edhe këtë nëntor, ashtu si një vit më parë. Përveç Huliaipole, shtrirja nga Huliaipole drejt Horikhove përbënte 16% të veprimeve sulmuese.

Një tjetër zonë me presion të lartë ka qenë ajo e Pokrovsk–Myrnohrad, ku janë regjistruar 32.5% e sulmeve ruse. Trupat ruse kanë arritur të pushtojnë 35 km² rreth Pokrovskut dhe 21.5 km² pranë Myrnohradit, duke e çuar totalin në 56.5 km² territor të okupuar në këtë sektor.

Raporti thekson se pushtimet ruse janë rritur ndjeshëm krahasuar me muajt e kaluar: Në shtator 259 km², Tetor: 267 km² dhe Nëntor: 505 km².

Në total, forcat ruse kanë kryer 5,990 veprime sulmuese gjatë këtij muaji, numri më i lartë për vitin aktual.

DeepState raportoi gjithashtu më 1 dhjetor se trupat ruse kanë avancuar pranë Rivnopillias dhe Huliaipole në rajonin e Zaporizhzhias.

Më 13 nëntor, Forcat Mbrojtëse të Ukrainës Jugore bënë të ditur se kishin ndalur disa prej përparimeve ruse në boshtin Huliaipole, duke frenuar avancimin e tyre në drejtim të pozicioneve ukrainase.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta