Juventus, dëmtimi ndryshon të ardhmen e Vlahovic
Nëse është e vërtetë që pranvera me një lule nuk vjen, atëherë po kaq e vërtetë është edhe fakti një një humbje në Olimpico ndaj Napolit, nuk mund të vërë në diskutim paraqitjet e mira të bëra nga Roma deri në këtë moment.
Sigurisht, humbja në shtëpi nuk pëlqehet as për mënyrën sesi erdhi e as për faktin që verdhekuqtë humbën shansin për t’u konfirmuar në krye të klasifikimit. Por është një disfatë që nxjerr në pah disa limite të skuadrës së Gasperinit që në ndeshjen e katërt me rivalët direkt, pëson humbjen e tretë.
Është një Romë që duket se ka një problem të qartë me ndeshjet direkte; në aspektin psikologjik apo atë fizik, këtë do ta tregojë koha, sepse nuk janë 13 javët e 3 ndeshje direkte të humbura në 4 e as gjysma e sezonit që të prishë planet e Gasperinit. Por diçka nuk shkon dhe ajo ndaj Napolit është humbja që verdhekuqtë kanë merituar më shumë që ta pësonin.
Nëse në ndeshjet me Interin e Milanin u pa diçka që të linte të shpresoje, ndaj skuadrës së Contes, verdhekuqtë kuptuan që e diela do të ishte e komplikuar, por pa ditur të gjejnë një zgjidhje për situatën. Starti agresiv i ndeshjes nga Napoli dhe tentativa e dështuar për të luajtur në krahë, duhet të ishte një paralajmërim për Gasperinin që e ndoqi ndeshjen nga tribuna pasi ishte i skualifikuar dhe ai mund të bënte diçka më shumë. Përsa i përket presingut, ai u bë asfiksues dhe tentativa për të ndryshuar fytyrë dështoi, vetëm një episod mund ta shpëtonte Romën nga humbja.
Një episod që nuk erdhi kurrë, madje as në rastin e fundit të Baldanzit që u ndal nga Milinkovic-Savic. Kjo humbje e Romës ishte një fryt i vëmendjes së treguar nga Napoli që arriti të bllokojë lojën e Romës dhe burimet e saj, me Manu Kone që u izolua në mesfushe dhe Soule që u markua ngushtë nga Buongiorno. Kësaj i shtohet edhe mungesa e një sulmuesi me peshë me Ferguson që zhgënjeu edhe njëherë pritshmëritë.
Kjo ndaj Napolit është një humbje që do t’i shërbejë Romës që të reflektojë, një sfidë që tregoi limitet e skuadrës së Gasperinit, me trajnerin që padyshim ka mbajtut shënime që mund të jenë të dobishme për njerëzit e merkatos së klubit roman për të tentuar të sjellin në Trigoria futbollistët e duhur për të mundur për të luftuar për objektiva më superiorë se ato të viteve të fundit.
Top Channel