Vetëm 35 ditë më parë ka pasur fishekzjarre, ishte momenti kur projekti Xabi Alonso po lulëzonte dhe e gjithë kjo ishte në El Clasico me Barcelonën ku fitorja 2-1 i qëndronte shumë ngushtë Realit të Madridit. Më pas erdhi fitorja 4-0 ndaj Valencias me skuadrën merenges që i kishte lënë pas hijet e dyshimit të ngritura në Metropolitano.

Los Blancos krijuan një avantazh prej 5 pikëve ndaj rivalëve historikë duke krijuar idenë se kampionati spanjoll po e merrte një drejtim

Por në 1 muaj kjo diferencë avulloi krejt, në 29 ditë, fitoret u konvertuan në barazime, në La Liga janë 3 barazime radhazi, diçka që prej kohësh nuk ndodhte, më konkretisht që nga dhjetori i 2019. Dhe janë ndeshjet me Rayo, Elche dhe Girona respektivisht me rezultatet 0-0, 2-2 dhe 1-1. Ndërkohë në krahun tjetër, Barcelona në 3 ndeshjet e fundit 9 pikë të plota dhe tani skuadra e Flick është në krye të klasifikimit. Me vetëm 1 pikë, por kjo tendencë ka filluar të trembë madridistët. I pari që ka ngritur zërin ishte Mbappe: Duhet të ndryshojmë dinamikën-ka qenë fraza e përdorur nga francezi, sepse El Clasico që është luajtur para 35 ditësh ka mbetur larg.

Presioni

Ishte gjëja e parë që preku Xabi Alonso. Në fillim gjithçka po shkonte mirë për Realin e Madridit që i asfiksonte kundërshtarët deri sa erdhi El Clasico dhe sfida me Valencian. Reali i Madridit arriti deri aty sa të regjistrojë një mesatare prej 75.6 rikuperime topi për ndeshje duke kaluar statistikën e sezonit të kaluar me 69.3 rikuperime. Por në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Liverpoolin në Anfield e humbur 1-0 diçka nuk funksionoi dhe pas asaj ndeshjeje për Realin e Madridit pati vetëm 1 fitore ndaj Olympiacos me një rënie të ndjeshme të nivelit të presionit që e tregojnë shifrat; në këto 5 ndeshje janë 61 rikuperime, 26 rikuperime të shpejta të topit pasi e humbi(nga 34.1 që ishte), 17.2 rikuperime në fushën kundërshtare(nga 24.4 që ishte) dhe 2.2 rikuperime në 30 m e fundit* nga 4.2)

Sa ‘ftohtë’ në sfidat në transfertë

Kjo rënie e rendimentit të Realit të Madridit ka një emërues të përbashkët. Gjithcka ka ndodhur në ndeshjet në transfertë, në këtë fazë të kalendarit që u ndryshua për shkak të ndeshjes së NFL. Për të pritur një sfidë historike, Reali i Madridit u desh të luajë 3 ndeshje jashtë fushës së saj. Dhe deri tani Reali i Madridit në sfidat jashtë shtëpisë ka ndjerë ftohtë. Nëse në Bernabeu, Reali është i pagabueshëm me 6 fitore në 6 ndeshje, në transfertë gjërat janë ndryshe, 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në 5 ndeshjet e fundit në total. Ndërsa në 8 ndeshjet e luajtura jashtë fushe në kampionat bilanci është 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje dhe tani Realit i mbetet edhe një transfertë tjetër përpara se të kthehet në Bernabeu; San Mames

Labirinti taktik

Në Bilbao, Xabi Alonso do të duhet të vendosë nëse do të përsërisë skemën e përdorur në ndeshjen me Gironën apo do të ndryshojë përsëri. Nëse në fillimin e sezonit fitoi peshë skema 4-3-3 me mastantuono ose Brahim në krahun e djathtë, me kalimin e kohës ky sulmues bëhej një mesfushor i katërt. Nëse në El Clasico Camavinga ishte një gjetje e saktë si një sulmues i djathtë fals, në Anfield ky eksperiment dështoi. Nëse në Athinë një mesfushë me 3 lojtarë mbronte Guller dhe lejoi që Vinicius e Mbappe të kishin hapësira, në Girona skema ndryshoi në 4-1-4-1 . për Xabi Alonson është një plus të jesh fleksibël, por realiteti është se ka pasur shumë ndryshime, një puzzle taktin për të cilin trajneri spanjoll po kërkon një zgjidhje, në kërkim të identitetit

Bellingham-Güler

Dy futbollistë që duan të jenë në zona të ngjashme të fushës. Këtu, në rolin e gjysmësulmuesit Arda Guller u shndërria në ortakun më të mirë të Mbappe teksa në drejtim të tij janë dhënë 7 asiste në këtë sezon. Por kur u kthye më prapa në pozicion, humbi shkëlqimin. Ndërsa Jude me Ancelottin ishte në majën e rombit, si një sulmues me numrin 10. Të dy futbollistët janë shfaqur më mirë pikërisht pranë zonës kundërshtare, por këtë e kanë bërë më shpesh kur nuk kanë qenë njëkohësisht në fushën e lojës. Në Athinë, Bellingham zëvendësoi Guler dhe në Montilivi, Xabi ideoi skemën 4-1-4-1 precisamente pikërisht për t’i ndihmuar në potencialin e tyre.Rezultati? në pushimin e ndeshjes, Camavinga hyri në fushë në vend të Guler

Faktori Mbappé

‘Nuk më pëlqen kjo, më duket mungesë respekti për shokët e mi. Cdokush ka punën e tij, nëse unë nuk shënoj është problemi im, puna ime janë golat’-kështu u shpreh Kylian Mbappe kur u pyet për varësinë e skuadrës së Realit të Madridit ndaj tij dhe këtë ai e tha pas 4 golave të shënuar në Athinë. Në Girona ai shënoi sërish, me penallti, por ishte ai që shënoi si golin e rregullt dhe atë të anuluar. Në total 23 nga 41 golat e Realit të Madridit, pra 56% mbajnë firmën e francezit. Në 3 ndeshjet e barazuara nga Los Blancos Mbappe shënoi vetëm ndaj Gironës. Pa Mbappe nuk ka parajsë, as kryesim të renditjes

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta