Mbledhja e kabinetit qeveritar në Ankara, Erdogan: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik për Turqinë

01/12/2025 22:44

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se pavarësisht vështirësive dhe pengesave që vazhdojnë në negociatat me Brukselin, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet objektiv strategjik i Turqisë.

“Pavarësisht sfidave me të cilat përballet vendi, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik për Turqinë”, deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.

Ai theksoi gjithashtu se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, duke nënvizuar se sulmet ndaj anijeve tregtare e kanë përkeqësuar situatën dhe e kanë bërë rajonin edhe më të rrezikshëm.

Erdogan i cilësoi sulmet në zonën ekonomike të posaçme si të papranueshme.

“Këto sulme rrezikojnë transportin detar, jetën njerëzore dhe sigurinë mjedisore në rajonin tonë, gjë që është plotësisht e papranueshme,” deklaroi presidenti turk.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta