“Kërcënimi po përshkallëzohet”/ Presidenti Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë të papranueshme
Një gjykatë federale e apelit vendosi të hënën që Alina Hamba, ish-avokatja personale e Donald Trump, u emërua në mënyrë të paligjshme në pozicionin e prokurores më të lartë federale në New Jersey dhe e ndaloi atë të mbikëqyrte çështjet.
Gjykata e Apelit e Qarkut të 3-të në Filadelfia mbështeti një vendim të gjyqtarit Matthew Brann se administrata Trump shkeli ligjet federale të emërimeve kur emëroi Hambën si prokurore të përkohshme të SHBA-së në New Jersey. Vendimi unanim nga një panel prej tre gjyqtarësh të apelit në Filadelfia është goditja e fundit ndaj Trump dhe Departamentit të tij të Drejtësisë, i cili thuhet se është përpjekur të emërojë aleatë të presidentit për të mbikëqyrur zyrat kryesore të prokurorisë në të gjithë vendin.
“Është e qartë se administrata aktuale është frustruar nga disa pengesa ligjore dhe politike për të emëruarit e saj që të marrin detyrën”, shkroi gjyqtari Michael Fisher në vendim. Vendimi ka të ngjarë të ndikojë në dhjetëra çështje penale federale që janë në shqyrtim në New Jersey, duke e detyruar Departamentin e Drejtësisë të gjejë një prokuror të ri për t’i mbikëqyrur ato. Qeveria mund ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme të SHBA-së.
Top Channel