Kievi godet “pikën nevralgjike” të Moskës, dronët shënjestrojnë “arkat” e luftës

01/12/2025 12:21

Kievi po e orienton fushatën e tij të sulmeve më dronë me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus, në mënyrë të tillë që ta godasë makinerinë ruse të luftës në zemër të saj: Tek financimi.

Dronët ukrainas kanë shënjestruar strukturat për prodhimin e naftës dhe gazit, duke i shkaktuar armikut dëmtimin e 10 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës.

Dhjetë për qind mund të mos duket një shifër e madhe, por mjafton për nisjen e një krize të brendshme të karburantit rus, me uljen e eksporteve të produkteve të rafinuara të naftës dhe me tensionin e përgjithshëm brenda sektorit rus të naftës”, shprehet Tatiana Mitrova nga Qendra për Politika të Energjisë Globale në Universitetin e Columbias.

Ukraina ka investuar shumë në teknologjinë e re të të dronëve me rreze të gjatë veprimi, duke prodhuar armë si droni Lyutiy, që është i aftë të transportojë eksplozivë deri 2.000 kilometra larg nga vendi sekret nga ku lëshohet. Trupat ukrainase duket se fituar eksperiencë në manovrimin e dronëve, duke organizuar sulme që përfshijnë dhjetëra mjete të tilla fluturuese pa pilotë njëherazi. Sipas ekspertëve, avancimi teknologjik po i lejon Kievit në baza pothuajse ditore burime kyçe ruse të naftës dhe gazit.

Kievi ka goditur gjithashtu të paktën gjysmën e 38 komplekseve kryesore të prodhimit të Rusisë dhe e ka detyruar këtë të fundit të reduktojë përpunimin e naftës nga 5.4 milionë fuçi në ditë në korrik, në vetëm 5 milionë dy muaj më vonë, çka konsiderohet një goditje jo e vogël, pavarësisht se Rusia drejton sistemin e tretë më të madh të rafinimit në botë dhe ka edhe kapacitete të konsiderueshme rezervë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta