‘Dëmtim muskular në aduktorin e kofshës së majtë’-kjo është ajo që rezultoi nga ekografia e zhvilluar ditën e diel nga Dusan Vlahovic që u dëmtua gjatë ndeshjes të së shtunës mes Juventusit dhe Cagliarit.

Kjo do të thotë se sulmuesi serb pritet që të mungojë për të patën 2 muaj në fushën e lojës.

Kështu, Zonja e Vjetër dhe trajneri Spalletti që do ta humbasin atë për 14 ndeshje duke nisur nga e ajo e së martës në mbrëmje me Udinesen për 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë, me futbollistin që pritet të kthehet në vitin 2026

Pësoi tërheqje, kam frikë se do të mungojë ca kohë-tha menjëherë pas ndeshjes trajneri Spalletti që nisi menjëherë të studiojë zgjedhjet alternative për repartin e sulmit për të zëvendësuar Vlahovic që ishte shndërruar në një siguri në repartin e avancuar të Juventusit.

Jonathan David dhe Openda janë zëvendësuesit natyralë të Vlahovic, por as kanadezi e as belgu nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre edhe pse Spalletti vazhdon t’i mbrojë. Të dy këta futbollistë mund të luajnë së bashku në Kupën e Italisë kundër Udineses me Spallettin që është gati t’i testojë për të marrë më pas një vendim për njërin prej tyre. Por për të mbuluar mungesën e Vlahovic, trajneri toskan mund të mendojë edhe për një zgjidhje tjetër; aktivizimin e Yildiz si një qendërsulmues fals me dy anësorë që do ta mbështesin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta