‘Je i çmendur që lë vetëm në shtëpi një vajzë 6 vjeç?’/ Zbulohet mesazhi i Ilary Blasit për Totti në Whatsapp

01/12/2025 22:56

Ilary Blasi e kundërshton me forcë arkivimin e cështjes nga ana e Prokurorisë ndaj Francesco Totti dhe partneres së tij Noemi Bocchi për braktisje të fëmijëve minorenë.

Showgirl italiane, përmes avokatit të saj bëri të ditur se cështja gjyqesore mund të mos mbyllet këtu. Gjithcka ka ndodhur në 2023 kur ish kapiteni i Romës dhe Noemi dolën për darkë duke lënë në shtëpi vetëm Isabel, fëmija e tretë i cifit Totti Blasi dhe dy djemtë e Noemit, të gjithë minorenë.

Avokati i Ilary, Fabio Lattanzi, kishte bërë një kërkesë te gjykata e hetimeve paraprake, që është organizuar për të vendosur nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë për arkivimin e kësaj cështjeje. Gjykatësi, Angelo Giannetti është rezervuar dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë në lidhje se kur do të jepet vendimi.

Por avokatët e Blasit mund të vijojnë hetimet, duke dëgjuar edhe Vito Scalan, mikun e Tottit që e informoi për situatën që po krijohej në shtëpo dhe  oficerët e policisë që ndërhynë të parët pas sinjalizimit për praninë e të miturve në banesë pa mbikqyrjen e një të rrituri.

Prokuroria këmbëngul në qëndrimin e saj për arkivimin e cështjes duke pohuar se as vetë Ilary Blasi nuk e kishte pohuar se vajza ishte në rrezik. Po kështu edhe avokati i Francesco Tottit dhe Noemi Bocchi ka kërkuar arkivimin e cështjes.

Mesazhi i Ilary për Francesco Tottin-Ilary Blasi që ndodhej në Frankfurt për punë, atë natë kishte bërë një videotelefonatë me Isabel, pas një sinjalizimi të marrë nga nëna e saj dhe i kërkoi vogëlushes t’i tregojë se kush ishte me të në shtëpi. Më pas moderatorja tentoi të kontaktojë me ish bashkëshortin e saj, por pa marrë përgjigje dhe në 23:19 i dërgoi një mesazh që tani u bë edhe publik,

‘Francesco, kam folur dy herë me vajzën tonë sonte dhe më tha se është në shtëpi vetëm për më shumë se 2 orë sepse ti je jashtë për darkë. Je i cmendur që e lë vetëm në shtëpi një vajzë 6 vjecare?’-ishte mesazhi i Ilary që më pas telefonoi nënën e saj  duke i kërkuar që të njoftonte forcat e rendit. Kështu moderatorja vendosi të denoncojë ish bashkëshortin dhe partneren e tij për braktisje të miturish.

Isabel Totti ishte vetëm në shtëpi?-Në 26 maj 2023, Francesco Totti dhe Noemi Bocchi vendosën të darkojnë jashtë duke i lënë në shtëpi Isabel dhe djemtë e Noemit, 9 dhe 11 vjec respektivisht. Nëna e Ilary, gjatë një telefonate me vogëlushen kuptoi se në shtëpi nuk kishte persona të rritur të pranishëm. Policia u njoftua, por kur agjentët mbërritën, dadoja ishte aty dhe sipas të dhënave, ajo kishte  shkuar pak para arritjes së agjentëve të policisë në shtëpi. Po kështu mësohet se ka edhe video të realizuar nga vetë fëmijët që vërtetojnë se ata ishin vetëm në shtëpi. Pas denoncimit të Ilary Blasi, Prokuroria bëri hetimet dhe në 25 nëntor kërkoi arkivimin e cështjes duke thënë se nuk ekzistonin kushtet e krimit të braktisjes së minorenëve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta