2 gra humbin jetën nga ortekët në alpet franceze, shkon në 30 numri total i viktimave në Europë 24/02 22:11
Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.
Ardian Gerbi nga Bënça e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.
Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë.
Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Top Channel