Ekskluzive/ Prapaskenat e kontratës së Sylvinhos pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit, ja cili është bonusi i brazilianit

01/12/2025 19:58

Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë për në finalet e Europianit të 2024-s, për trajnerin Sylvinho, ishte hera e pare, që këtë post, provonte të arrinte në në një fazë të tillë të një turneu kaq të madh.

Megjithatë rinovimi me të për edicionin e ri, që ishin eliminatoret e Botërorit nuk rezultuan edhe aq automatike, pra pa bisedime, ashtu si normalisht parashikojnë kontrata të tilla për arritje objektivash.

Gjithësesi gjërat u zgjidhën edhe pse përpara objektivi ishte një tjetër malore, shumë më e fortë se ajo e kualifikimit në europian, kualifikimi në fazën finale të një kampionati Botëror, me një grup ku ndodhej gjithashtu Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, u renditëm të dytët, pas Anglisë duke i dhënë të gjithëve një shans tjetër, sfidën e play-off-it për të qenë pjesë e 48 skuadrave më të mira të Botës pjesëmarrëse në Botërorin e 2026-s në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tifozët, por në të vërtetë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, u bën krenarë, me fitoren ndaj Serbisë, me arritjen në vendin e dytë dhe me shansin dhe shpresën që kemi ende për të qenë aty ku nuk kemi qenë kurrë. Por arritjet, ashtu si edhe disfatat i ndajnë kreditet. Kështu edhe Sylvinho me këtë arritje, i dha ekipit kuqezi dhe të gjithë neve mundëasinë që të vazhdojmë të ëndërrojm Botërorin, por i dha edhe vetes kredite, nga ato profesionale, padyshim edhe financiare.

Kontrata e rinovuar në verën e vitit 2024 përfundon në fundin e muajit dhjetor, por objektivi i tij për të qenë ende në krye të pankinës kuqezi është kualifikimi në Botëror, jo thjeshtë vendi i dytë.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, mëson eksklzuvisht se Sylvinho ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e play-off-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta