Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim
Gazeta “Miami Herald” raportoi detajet e një telefonate midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro, në të cilën Trump i tha Maduros: “Mund të shpëtosh veten dhe ata që janë më afër teje, por duhet të largohesh nga vendi tani”.
Megjithatë, telefonata ishte e pafrytshme pasi u bë e qartë se qëndrimet e të dy palëve ishin shumë larg njëra-tjetrës.
Uashingtoni duket se kërkoi që Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij të largoheshin menjëherë nga Venezuela, në mënyrë që të rivendosej qeverisja demokratike, ndërsa Karakasi propozoi dorëzimin e kontrollit politik opozitës, duke ruajtur kontrollin e forcave të armatosura.
Sipas burimeve të cituara nga gazeta amerikane, mesazhi i SHBA-së për Maduron ishte i qartë: ata do të garantonin kalim të sigurt për të, gruan e tij Celia Flores dhe djalin e tij vetëm nëse ai pranonte të jepte dorëheqjen menjëherë.
Kujtohet se SHBA-të kanë ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për Maduron, shpërblimi më i madh i ofruar ndonjëherë për një kryetar shteti në detyrë dhe 25 milionë dollarë për njeriun e fortë të partisë në pushtet, Diosdado Cabello.
Një burim tjetër tha se telefonata, e cila u pa si një përpjekje e fundit për të shmangur konfliktin e drejtpërdrejtë, nuk funksionoi për tre arsye:
Së pari, Maduro kërkoi një amnisti globale për të gjitha krimet që ai dhe ekipi i tij kishin kryer, dhe kjo u refuzua.
Së dyti, ata kërkuan të ruanin kontrollin e forcave të armatosura siç ndodhi në Nikaragua në vitin 1991 me Violeta Zamorron. Në këmbim, ata do të lejonin zgjedhje të lira.
Uashingtoni këmbënguli që Maduro të jepte dorëheqjen menjëherë, por Karakasi refuzoi.
Top Channel