Ish kapiteni i Kombëtares italiane, sot në rolin e Menaxherit të saj, Gianluigi Buffon nuk ia kursen elozhet sulmuesit të ri të Interit, Pio Esposito teksa arriti deri aty sa ta krahasojë me një sulmues kalibri si Luca Toni.

‘Pio Esposito është një nga notat më të bukura të futbollit italian. Më ka bërë përshtypje mentaliteti që ka, sjellja në punën e tij dhe vendosmëria, në moshën e tij është e vështirë të gjenden lojtarë me këto karakteristika-tha Buffon për sulmuesin 20 vjecar dhe që dhuroi asistin për Lautaro Martinez në golin e  parë të Interit në ndeshjen ndaj Pisas

‘Për karakteristikat që ka, i ngjan pak Luca Tonit, por për moshën që ka, Pio është pak më i avancuar sepse Luca ka pasur një proces më të ngadaltë dhe shpërtheu kur ishte 23-24 vjec-shtoi Menaxheri i Të Kaltërve-Pio, që tani është një lojtar vendimtar në nivele të larta e pamë edhe në ndeshjen ndaj Pisas. Nëse do të më duhet ta krahasoj me dikë, më duket një Luca Toni më dinamik’

Spalletti dhe Juventus

Padyshim që Buffon foli edhe për Luciano Spallettin duke thënë se ishte zgjedhja më e mirë e Juventusit

‘Pa dyshim që është zgjedhja më e mirë, është trajneri më i mirë në qarkullim dhe njeriu më i mirë ku mund të mbështetej Juventus në këtë moment-shtoi Buffon-gjëja që më vjen keq është se Luciano nuk pati mundësinë ta merrte drejtimin e skuadrës nga fillimi se do të kishte mundësinë të jepte direktivat për merkaton dhe fushatën e blerjeve të lojtarëve’

Kapitulli Kombëtarja Italiane

Mendoj se në aspektin individual jemi një kombëtare e fortë-shtoi Buffon-6-7 lojtarë të formacionit janë të një niveli të lartë. Në këtë moment, vështirësia është të fgjendet një ekuilibër që të gjithë të ndiyhen komodë dhe të shfaqin plotësisht aftësitë e tyre. E vetmja gjë së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është qëndrimi në ndeshje në cdo moment. Kur jemi në lojë, me vëmendjen e duhur, mund të matemi me të gjithë. Por, në momente të caktuara kemi ndonjë black-out që na nxjerr nga loja dhe na i kompromenton gjërat. Për mendimin tim është defekti i vetëm që kemi në këtë moment’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta