Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, ISHP: 125 raste të reja në Shqipëri më 2025-ën 125 raste të reja janë infektuar me HIV/AIDS përgjatë vitit 2025, 3 raste më shumë se një vit më parë, edhe pse janë përllogaritur deri në muajin tetor dhe jo për të 12 muajt e vitit.
Ndërkohë, 15 persona kanë humbur jetën për shkak të HIV. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara në Ditën Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS.
Në vitin 2025 ajnë infektuar 98 meshkuj dhe 27 femra.
Që nga viti 1993, kur u diagnostikua rasti i parë i infektuar me HIV në Shqipëri, janë regjistruar 1973 persona të prekur me HIV. Kryesojnë meshkujt, por është rritur edhe numri i femrave të infektuara. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rast të transmetimit të HIV nga nëna te fëmija.
“Është e patolerueshme të kemi infektime të bebeve nga nëna”, shprehet Olimbi Hoxhaj, shoqata e perosonave me HIV.
Por rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme pritet të pasohet me një tjetër rritje të numrit të infektimeve edhe për HIV/AIDS, për të cilat duhet të ketë më shumë vëmendje nga Instituti i Shëndetit Publik dhe të gjitha strukturat shtetërore.
Top Channel