Vjen konfirmimi, Kombëtarja U17, dy ndeshje miqësore në muajin mars
Pas përfundimit të ndeshjes me Milanin që pati polemika të shumta për një penallti që nuk iu akordua Lazios, klubi zikaltër zgjodhi heshtjen për shtyp; askush, as trajneri Maurizio Sarri nuk foli për median pas sfidës, një vendim ky që ishte në shenjë proteste, e konfirmuar nga rrjetet sociale me një postim për një episod që do të vazhdojë të diskutohet edhe në ditët në vazhdim.
Episodi-Kur kishin mbetur 30 sekonda nga fundi i ndeshjes, pas një krosimi nga krahu i majtë, Romagnoli tentoi me një gjuajtje fluturimthi me kthesë në qendër të zonës. Topi u përplas në krahun e Pavlovic, por mbrojtësi duket se kishte pësuar një faull më përpara. Arbitri Collu fillimisht akordoi goditje këndi, më pas e ktheu këtë vendim duke akorduar faull në favor të Milanit.
Pas ndeshjes në profilin e saj në rrjetet sociale, Lazio postoi episodin të shoqëruar me mesazhin: ‘Na vjen keq që nuk po shkojmë në sallën e shtypit, këtë mbrëmje imazhet flasin për ne’ duke konfirmuar kështu heshtjen e shtypit që pasoi vendimin e arbitrit për të mos dhënë një 11 metërsh në favor të saj, me arbitrin që pasi e pa momentin në VAR, shpjegoi se mbrojtësi i Milanit kishte pësuar faull nga Marusic.
Top Channel