Lajme të këqija për Realin e Madridit, Mbappe do të mungojë gjatë…humbet edhe Champions-in
PSG ka hedhur një hap të gabuar në garën për titull në Francë, me kampionët në fuqi të Europës që janë mposhtur 1-0 në transfertë nga Monaco.
Sfida e luajtur në “Stade Louis II” foli për ekipin vendas, që kaloi në avantazh në minutën e 68’ me anë të japonezit Minamino.
Në minutën e 80’, vendasit u goditën dhe nga kartoni i kuq i Kehrer, por në fund parizienët nuk arritën dot të dilnin me të paktën një pikë nga kjo transfertë.
Gjithashtu pati minuta dhe për Paul Pogba, i cili u fut në lojë në minutën e 86’ të sfidës, për të zëvendësuar pikërisht Minaminon.
PSG është ende në krye të tabelës me 30 pikë, por mund të parakalohen në mbrëmje nëse Marseille mund Toulousen.
REZULTATI:
Monaco 1-0 PSG
Minamino 68’
Goli i Minaminos (Video)
Top Channel