F1 Mercedes/ Antonelli-Russell përfundon paqja, Wolff ndërhyn dhe vendos rregulla duke përdorur…Verstappen
Ndryshe nga sa pamë në Finlandë dhe Austri, këtë radhë nuk ka podium për Lara Colturin. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë e përfundoi në vendin e 12 garimin e saj në slalomin gjigant në ndalesën e radhës së Kupës së Botës, në Colorado të SHBA.
Lara Colturi e mbylli garimin në zbritjen në vendin e 6 së bashku me kanadezen Grenier me kohën e njëjtë 1 minutë e 14 të qintat. Ndërsa në zbritjen e dytë 19 vjecarja përshkoi një kohë që e poziciononte në vendin e 19 për këtë zbritje, ndërkohë që koha totale në përfundim të të dy zbritjeve, Colturi regjistroi një kohë prej 2 minutash e 82 të qintat.
Ajo që ra në sy është se Lara Colturi në përfundim të garimit la pas dy emra shumë të mëdhenj të skive Alpine sic është amerikania Mikaela Shiffrin e konsideruar edhe si mbretëresha e këtij sporti që e mbylli garimin e saj në vendin e 14, ndërsa italiania Sofia Goggia u rendit në vendin e 17 garimin e saj pas dy zbritjeve.
Nga garimi në Slalomin gjigant në pistën amerikane, Lara Colturi grumbulloi 22 pikë, por 19 vjecarja vazhdon të jetë në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës me 218 pikë, 50 pikë më pak se kryesuesja, Mikaela Shiffrin, ndërkohë që në vendin e tretë është austriakja Julia Scheib me 180 pikë.
Top Channel