Xhaka vazhdon të jetë lideri i Sunderland, këtë herë kontribuon me asistin e golit të barazimit
29/11/2025 17:25
Mesfushori Granit Xhaka ka dhuruar një tjetër asist në Ligën Premier, këtë herë në ndeshjen ndaj Bournemouth e cila vazhdon të luhet dhe po trasmetohet në DigitAlb.
Ylli shqiptar i Sunderland asistoi te goli i dytë për Bertrand Traore, i cili shënoi brenda zonës për ta barazuar rezultatin.
Xhaka për mrekulli e gjeti Traore, i cili pastaj me një finalizim të saktë e la të shtangur portierin e skuadrës kundërshtare në minutën e 46-të. Për Xhakën ky është asisti i katërt në kampionatin anglez, ndërsa ka edhe një gol në statistikat e tij personale. Ndërkohë për momentin po luhet ende pjesa e dytë.
Top Channel