UEFA uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar Ditën Kombëtare, kombi i apasionuar pas futbollit…
Wanda Nara, 38 vjeç tashmë është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Wanda Nara poston foto në Instagram çdo ditë, kështu që 17.6 milionë fansat e saj e dinë gjithmonë se ku është dhe çfarë po bën. Ka qenë e njëjta gjë edhe gjatë ditëve të fundit… Ish-gruaja e futbollistëve Maxi Lopez dhe Mauro Icardi shijon lirinë e saj dhe këtë herë tregoi gjoksin e saj të zbuluar në një stadium. “Këto janë fotot e mia nga dhjetë ditët e fundit”, shkroi ajo në koment dhe bashkëngjiti më shumë se një duzinë fotografish.
Në disa foto, shihet një figurë mashkullore, me tatuazhe në disa vende, kështu që të gjithë po pyesin veten se kush është kjo figurë misterioze. Të gjithë po vënë bast për reperin L-Gante, me të cilin ajo ishte në një lidhje, por ata u ndanë në fillim të vitit 2025.
Kush e di, ndoshta janë pajtuar ndërkohë, apo ndoshta është një burrë i ri në jetën e saj, sepse asaj i pëlqen të jetë e re, i përlqejnë meshkujt me tatuazhe dhe, sigurisht, të pasur.
Top Channel