Dëbora zbardh edhe Bulqizën, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes nga prezenca e ngricave në rrugë Tek ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Qytetarë të Vlorës, si edhe shumë shqiptarë nga Kosova, kanë mbërritur në shesh për të festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit marrin pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, si dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Të pranishmit kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, duke i uruar festën të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Sot 28 Nëntori, kemi ardhur nga Kosova. Jam shumë i kënaqur që sot po shkel tokën e Vlorës, po ndihem shumë i kënaqur që po i shoh dhe po i përqafojë vëllezërit e mi sot. Të gjithë shqiptarët nga janë të bashkohen bashkë’, është shprehur një qytetar nga Kosova.
Top Channel