Shqipëria, 113 vite e pavarur/ Kryeministri Rama uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28/11/2025 08:12
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kreyministri Edi Rama uruar këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët.
“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Top Channel