Operacioni i përbashkët me Italinë/ GJKKO e la në burg, shefi i Antiterrorit në seancë: Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc

28/11/2025 10:50

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Në seancën e sotme, Haxhiaj ka mohuar çdo akuzë duke thënë se nuk ka pasur aplikacionin Sky Ecc, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.

“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar ai.

Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.

Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdon studimet për të marrë gradën nënkomisar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta