Europa League/Roma gjunjëzon Midtylland, Lille shkatërron Dinamon e Zagrebit të Arbër Hoxhës
Një moment i veçantë dhe plot simbolikë është shënuar në ndeshjen e Europa League-s mes Feyenoord-it dhe Celtic-ut (1-3), ku Robin van Persie i dha mundësinë e debutimit djalit të tij, Shaqueel van Persie.
Edhe pse jo në rrethanat më të mira për skuadrën holandeze, debutimi mbetet një hap i rëndësishëm në karrierën e të riut. Shaqueel, sulmues i qendrës dhe lindur në vitin 2006, u aktivizua në minutën e 80-të të sfidës, duke zëvendësuar Jordan Lotomba-n. Ky ishte momenti që shumë tifozë të Feyenoordit e prisnin: shfaqja e parë në ekipin e parë e djalit të një ikone të klubit dhe të futbollit holandez.
I rritur në akademinë e Feyenoord-it, Shaqueel ka treguar rregullisht aftësitë e tij para portës, duke shënuar 30 gola me grupmoshat e klubit. Aftësi që e kanë ndjekur hap pas hapi dhe që tashmë i dhanë mundësinë të shkelë në skenën e madhe.
Edhe pse debutimi erdhi në një mbrëmje të vështirë për Feyenoord-in, ky moment mbetet historik për familjen Van Persie, një rrugë që vazhdon nga babai tek i biri, me pritshmëri të mëdha për të ardhmen e Shaqueel-it.
Top Channel