Drita mori një fitore shumë të rëndësishme në Conference League teksa iu imponua Shkëndijës së Tetovës në euroderbin shqiptar me rezultatin 1-0.

Ai që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje për skuadrën kampione të Kosovës ishte pikërisht Arb Manaj që vinte pas një dëmtimi me futbollistin që deklaroi se nuk e kishte imagjinuar një  gjë të tillë

‘Ka qenë e vështirë, sepse po kthehem pas një muaji. Nuk kam mundur ta imagjinoj një skenar të tillë që me golin tim të fitojmë ndeshjen– tha Arb Manaj pas ndeshjes.

Për Manaj ky gol ishte akoma më special teksa vinte në një ndeshje që u zhvilluar në prag të një dite të madhe për shqiptarët

E përjetova mirë këtë gol, pasi dihet që është festa më e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori-shtoi Manaj që më pas foli për gjendjen e tij fizike-Pasi përfundoi pjesa e parë, i thashë trajnerit se edhe 10 minuta maksimumi mund të luaj, sepse kam qenë disa muaj jashtë fushës. Ishte maksimumi që mund të bëja’.

Pas 4 javëve në Conference League, Drita është në kuotën e 8 pikëve dhe renditet në vendin e 8, një pozicion ky që të kualifikon direkt në 1/8 e finaleve dhe për Manaj kjo është një arritje e jashtëzakonshme,

‘Në katër ndeshjet e para, dy fitore e dy barazime është arritje e madhe. Nuk kemi mundur ta imagjinonim kështu-tha Manaj që premtoi se Drita do të synojë fitoren edhe ndaj Alkmaar

 ‘Me ndihmën e ‘Intelektualëve’, në ndeshjen ndaj AZ Alkmaarit do të luajmë për fitore-përfundoi sulmuesi i Dritës së Gjilanit

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta