Kombëtarja e vajzave, miqësorja e parë me Turqinë përfundon në barazim
Në Argjentinë regjistrohet një gafë e pabesueshme që ka si ‘protagonist’ Gian Piero Gasperini. Trajneri i Romës është shkëmbyer me mashtruesin e pensioneve të Mantovas, burrin që u vesh si nëna e tij e vdekur për të vijuar me marrjen e pensionit të saj.
Fajin për këtë e ka një prej memeve të shumta që nisën të qarkullonin në internet dhe ku fotoja e mashtruesit u zëvendësua me atë të Gasperinit.
‘Telefe Noticias’, një television argjentinas e publikoi në profilin e tij në Instagram një kronike të shkurtër për të treguar ngjarjen, por për fat të keq ai që e kishte realizuar kronikën nuk e kishte kuptuar që në fotomontazhin e përdorur në vend të mashtruesit të vërtetë ishte fotoja e Gasperinit, dhe ky montazh u shfaq dy herë në videon e postuar.
Episodi bëri që të shpërthejnë menjëhere komentet ironizuese të tifozëve të Romës, ndërkohë Telefe Noticias më pas e fshiu postimin e tij me këtë gafë të pabesueshme.
Top Channel