Dashuria për vendin, shkolla artistike e Durrësit çel me muzikë festat e Nëntorit Dita e Pavarësisë u festua edhe në institucionet arsimore para se nxënësit të merrnin pushimet.
Shkolla “Myslym Keta” në Tiranë dhuroi një spektakël artistik nga nxënësit. Klasat e gjimnazit u ndanë në 12 qarqe për të prezantuar veçoritë e Shqipërisë, nisur nga historia, për të shpalosur traditat, kulturën dhe kulinarinë e çdo zone.
“U mblodhëm pranë sofrës me ushqimet tradicionale të Dibrës për të sjellë më të mirën e këtij qarku.”
“Ky është edhe më shumë muaji që na bën të ndihemi krenarë për vendin tonë, për këtë flamur!”, thonë nxënësit.
Ky aktivitet i të rinjve, nën kujdesin e arsimtarëve, u zhvillua në prezencë edhe të familjarëve të tyre, në kuadër të programit “Art dhe Zeje”, që shkon përtej misionit të mësimdhënies.
“Shkolla jep dije, por edhe zbulon talentet e nxënësve. Sot ata u ndjenë të përfaqësuar, kush në këngë, kush në pikturë, kush në kërcim…”, shprehet drejtoresha e shkollës.
Gjimnazistët vlerësuan rëndësinë e mbajtjes gjallë të folklorit, si dhe nderimin e personaliteteve kombëtare.
Top Channel