Drita fitore në fushë, por dhe në financa, ja sa ka përfituar deri tani kampionia e Kosovës

28/11/2025 14:55

Drita po përjeton momentin më fantastik, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në aspektin financiar. Skuadra kampione e Kosovës për herë të parë në historinë e saj është kualifikuar në fazën e Ligës në Conference League, një arritje që i ka siguruar të ardhme të konsiderueshme.

Këto të ardhura janë shtuar edhe nga paraqitjet e saj në këtë sezon të kompeticionit me Dritën që pas 4 javëve ndodhet në Top-8 e renditjes. Pas 4 ndeshjeve të para, Drita në total ka përfituar 1 milionë e 66 mijë euro dhe më konkretisht, 133 mijë euro për secilën prej sfidave të barazuar me KuPS dhe Omonian,  400 mijë i fitoi nga suksesi me Shelbourne dhe 400 mijë të tjera nga triumfi në derbin shqiptar me Shkëndijën.

Por jo vetëm kaq, nëse Drita do të mbyllë fazën e Ligës mes 8 vendeve të para do të përfitonte edhe 1 milion euro të tjerë, nga të cilat 400 mijë jepen për pozicionimin në 1 nga 8 vendet e para, ndërsa 800 mijë të tjerë për kualifikimin për në 1/8 e finaleve, gjithnjë nëse Drita e mbyll në këtë situatë Fazën e Ligës.

Duke parë rezultet dhe faktin që kanë mbetur edhe vetëm 2 ndeshje, Drita thuajse ka të sigurta 200 mijë euro të tjerë nga UEFA si një prej skuadrave të renditura nga vendi i 9 në të 24 që do të thotë kualifikim në playoff. Ndërkaq, në bazë të llogaritjeve të bëra, Drita që nga momenti kur ka nisur aventurën e saj në arenën evropiane me raundet kualifikuese e deri tani ka përfituar 6 milionë euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta