Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, marrin pjesë kryeministri Rama, Presidenti Begaj, Peleshi dhe Vjosa Osmani
28/11/2025 10:07
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e Pavarësisë.
Në Vlorë ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit, ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Një kurorë me lule, u vendos nga Kryeministri Edi Rama në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, në nderim dhe respekt të sakrificave për idealin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.
Shumë shqiptarë të Kosovës janë mbledhur në qytetin ku u ngrit flamuri për të festuar ditën e Pavarësisë.
Për këtë ditë të shënuar vendi ynë ka marrë urime edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Top Channel