Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar, mes tyre shoferë autobusësh. Zbardhet roli i oficerit
Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës.
Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
I mituri u plagos disa ditë më parë, pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
I mitur ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Top Channel