Video/ Operacioni i përbashkët i SPAK me prokurorinë e Breshias, dalin pamjet e aksionit, u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit
27/11/2025 16:10
Prokuroria e Posaçme SPAK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Breshias, ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion të përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, gjatë të cilit u arrestua oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Top Channel ka siguruar dhe pamje nga operacioni i zhvilluar në Shqipëri, ku shihen forcat speciale në ambientet e jashtme të një banese që dyshohet se është në kryeqytet.
Raportohet se Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrjen e sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK, apo detaje të tjera mbi numrin e personave të ndaluar në Shqipëri.
View this post on Instagram
Top Channel