Liverpool nuk sheh dritë në fund të tunelit, media angleze kërkon shkarkimin e Slot
Interi pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve pasi u mposht në minutat e fundit nga Atletico Madridit falë golit të shënuar me një gjuajtje me kokë të Gimenez. Trajneri Chivu foli pas ndeshjes duke mos e fshehur zhgënjimin e tij për këtë humbje.
‘Mbledhja me skuadrën pas ndeshjes? Piva 3 cigare dhe i thashë skuadrës cfarë duhet t’i thoja-tha Chivu-djeg shumë. Në momente të caktuara bëmë mirë dhe pas golit të parë reaguam. Ndoshta u ulëm pak, por kjo është edhe për meritën e tyre. Shpenzuam shumë energji, por për fat të keq në castet e fundit pësuam gol në goditje këndi edhe pse kemi kërcyesit më të mirë’
Për Chivun është e rëndësishme që të reagojë dhe të jetë më cinike kur duhet
‘Kjo skuadër duhet të reagojë dhe të jetë e vetëdijshme për forcën e saj-vijoi Chivu-ndonjëherë duhet më shumë cinizëm dhe të kërkohet më pak estetika në lojë. Nuk ishim në gjendje që të tentonim të fitonim kur kishim mundësinë e më pas të mbronim rezultatin’
Chivu më pas tha se ai dhe skuadra e tij do të rishohin ndeshjet e më pas do të bëjnë analizën e saj për të mësuar nga gabimet.
‘E prisnim një reagim nga ana e Atleticos, ne ndoshta në derbi humbëm ca energji-shtoi Chivu-nuk mund të qortoj lojtarët për asgje, por është e qartë se të gjithë mund të bëjnë më shumë, edhe të rinjtë që kanë ardhur. Do të shohim sërish ndeshjen e do të bëjmë një analizë për të mësuar nga gabimet’
Top Channel