Tronditet Reali i Madridit, Vinicius Jr kërkon pagën e Ronaldos nga drejtuesit Merenges, stopohen bisedimet

27/11/2025 19:48

Sulmuesi Vinicius Junior i ka shokuar drejtuesit e Real Madrid më herët këtë vit, kur kërkoi kontratën më të madhe në historinë e klubit.

Braziliani u bashkua me “Los Blancos” në vitin 2018 nga Flamengo, në një marrëveshje me vlerë 46 milionë euro. Që atëherë, ai ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Liga. Në sezonin aktual, 25-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 4 asistime. Tani, ka hyrë në bisedime për një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2027.

Real Madrid i ka ofruar atij 17.5 milionë stërlimna në vit, një rritje krahasuar me pagën e tij prej 15.8 milionë stërlina pas tatimeve. Por kampi i lojtarit e ka refuzuar ofertën dhe i ka bërë të qartë klubit se kërkojnë 26 milionë stërlina në vit. Kjo shumë përputhet me pagën që kishte Cristiano Ronaldo në kontratën e tij të fundit në Bernabeu.

Negociatat u ndalën menjëherë pas këtij refuzimi. Situata u bë edhe më e ndërlikuar kur nisi tensioni mes Vinicius Junior dhe trajnerit Xabi Alonso. Sipas The Athletic, braziliani nuk do të firmosë asgjë sa të jetë Alonso në detyrë. Edhe pse Vinicius luan rregullisht këtë sezon, shumë rrallë i përfundon ndeshjet duke qenë në fushë.

Problemi shpërtheu gjatë El Clasico, kur reagoi me nervozizëm pas zëvendësimit dhe i tha stafit se ishte “i lodhur nga kjo situatë”. Pas ndeshjes, Vinicius kërkoi falje para tifozëve, por në asnjë moment nuk përmendi trajnerin Xabi Alonso. Megjithatë, klubi vazhdon ta vlerësojë shumë. Alonso madje e bëri kapiten në një ndeshje të fundit në Evropë. Ndërkohë, interesimi nga Arabia Saudite mbetet i lartë, Al-Ahli madje kishte bërë gati një ofertë prej 302 milionë stërlina gjatë verës.

Tani, Real Madrid gjendet para disa vendimeve të mëdha për sulmuesin e tyre më eksploziv. Interesim për të pritet të ketë edhe nga klubet më të mëdha të Evropës, përfshirë disa nga Liga Premier.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta