Standard &Poor’s vlerëson me ulje aksionerin e dytë më të madh të Juventusit: Shumë investime me rrezik…

27/11/2025 12:53

Agjencia e vlerësimit ‘Standard & Poor’s’ ka ulur vlerësimin për kompaninë ‘Tether’ në nivelin 5 (dobët), që është niveli më i ulët në shkallën e vlerësimit. ‘Tether’ nuk është vetëm një kolos i kriptovalutës, por është edhe aksioneri u dytë më i madh i Juventusit teksa zotëron 11.7% të aksioneve të klubit bardhezi.

Sipas ‘Standard & Poor’s’, janë shumë investime garancie me rrezik të lartë duke ndezur edhe sinjalin e alarmit për soliditetin e ‘Tether’. Kompania emeton një mondedhë digitale(USDT) që duhet të vlejë gjithmonë 1 dollar. Për të garantuar këtë vlerë, ‘Tether’ duhet që të ketë gjithnjë në arkë rezerva ekuivalentë(para apo të mira të tjera).

Problemi që u ngrit nga ‘Calcio e Finanza’ është që këto rezerva janë gjithnjë të përbara nga investime me rrezik të larë dhe me më pak dollarë ‘të sigurt’. Sipas raportit rreth 24% të garancive të ‘Tether’ është investuar në asete si Bitcoin, ar apo hua. Në mënyrë të vecantë kuota e Bitcoin është rritur shumë.

Agjencia shpjegon se nëse vlera e Bitcoin apo investimeve të tjera do të bien ndjeshëm në mënyrë të papritur, ‘Tether’ mund të mos ketë fonde mjaftueshëm të sigurta për të mbuluar vlerën e monedhës së tij.

Edhe pse ‘Tether’ është një gjigant që  ka një vlerë mbi 180 miliardë dollare dhe se ka treguar që po mbahet në merkato, agjencia e vlerësimit paralajmëron; për të përmirësuar gjykimin e saj duhet më shumë siguri, më pak rreziqe dhe më shumë qartësi. Një mesazh i qartë ky për një kompani që ka një rol kyc edhe në bordin e aksionerëve të Zonjës së Vjetër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta