Shtyhet në datën 5 dhjetor seanca parapake ndaj ish-presidentit Meta, avokati: Është i relaksuar, merret me palestër dhe po shkruan libër
27/11/2025 13:39
Shtyhet për në datën 5 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Mëngjesin e sotëm, kreu i Partisë së Lirisë la përkohësisht qelinë dhe u paraqit në GJKKO, ku mori pjesë në seancën paraprake për dosjen ndaj tij.
Avokati i tij tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë.
“Nga sot do jetë i pranishëm në çdo seancë. Zoti Meta ka pasur një qëndrim të qetë, palestra dhe libri që po shkruan dhe prezenca e avokatit Cakrani e ka relaksuar”, tha avokati i tij, Kujtim Cakrani pas seancës.
Top Channel