Inter, viti 2025 ka qenë një makth; asnjë trofe dhe vetëm 2 fitore në 17 ndeshje të mëdha
Këtë fundjavë, Serie A ka rezervuar sfidën mes Milanit dhe Lazios, një sfidë kjo që ka brenda saj edhe ‘derbin toskan’ të trajnerëve pasi përballë do të jenë pikërisht Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri, dy teknikë që rezulton se nuk kanë aspak simpati për njëri-tjetrin.
Sigurisht nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e ekzagjeruar, por në të kaluarën nuk ia kanë kursyer ndonjë thumb njëri-tjetrit.
Ajo që do të luhet në fundjavë, do të hera e 20 që Allegri dhe Sarri do të jenë përballë njëri-tjetrit, me bilancin që anon nga trajneri i Milanit me 11 fitore kundrejt 4 të Sarrit ndërkohë që 4 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim, sfida që kanë përfshirë 8 skuadra; përvec Aglianese dhe Sangiovannese, gjejmë edhe Sassuolo, Verona, Juventus, Empoli, Napoli dhe Lazio.
Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, Allegri dhe Sarri kanë shfaqur dy filozofi loje diametrikisht të kundërt; filozofia e rezultatit nga Allegri dhe ajo e lojës së bukur nga Sarri. Trajneri aktual i Milanit preferon të mos pësojë shumë dhe nuk e ka problem një fitore me rezultat të ngushtë, ndërsa Maurizio Sarri është i bindur që fitoret vijnë apo duhet të vijnë përmes lojës së bukur.
Vizionet e ndryshme për lojën e futbollit me siguri kanë ndikuar që të ndizen polemikat mes tyre, por nuk është vetëm kjo. Janë një sërë episodesh të regjistruara nëpër median italiane ku të dy trajnerët kanë pasur përplasje mes tyre për filozofitë e tyre të lojës. Por kulmi i këtyre përplasjeve arriti në 2019, kur Juventusi shkarkoi Allegrin dhe skuadra iu besua pikërisht Sarrit, që në momentin e prezantimit foli për një lojë më argëtuese. Sarri nuk e përmendi kurrë Allegrin, por as Allegri nuk e përmendi kurrë Sarrin kur tha: ‘Në fund të fundit ajo që ka rëndësi është fitorja, pjesa tjetër janë fjalë. Futbollistët janë si kuajt, duhet të shohësh si lëvizin këmbët. Taktika dhe skemat janë të gjitha budallallëqe’. Një deklaratë që gjeti kundërpërgjigjen e Maurizio Sarrit: ‘A besoj dhe unë të këto koncepte? Shpresoj vetëm që vetëm të mos e kuptojnë presidentent, përndryshe pagat tona do të ulen ndjshëm. Mendoj se ka një rrugë të mesjem, janë opinionet dhe kuptimi i së njëjtës punë, në mënyra të ndryshme’.
Lista e debateve, përplasjeve apo thumbave mes Allegrit dhe Sarrit është e gjatë mjaftueshëm, por le ta mbyllum me frazën e Allegrit në nëntor të 2022 përpara sfidën Juventus-Lazio: ‘Në aspektin karakterial jemi të kundërt’ dhe kjo është mëse e qartë, por duke u kthyer te Milan-Lazio, teksa afron kjo përballje, Allegri deklaroi se Sarri po bën një punë të shkëlqyer dhe se Lazio është një skuadër e mirëstërvitur. Sinjal paqeje mes tyre?
Top Channel