Prej javësh, në media, sidomos atë spanjolle po flitet për raporte të tensionuara mes Xabi Alonsos dhe Vinicius sidomos pas El Clasicos së 26 tetorit ku sulmuesi protestoi hapur në momentin kur u zëvendësua.

Madje në orët e fundit është raportuar se situata ka arritur deri aty sa futbollisti t’iu komunikoi drejtuesve të Realit të Madridit se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2027.

Trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso ka ndërhyrë në këtë pikë duke bërë një deklaratë që shuan këtë cështje teksa foli për raportin mes tij dhe Vinicius.

‘Raporti me Vinicius është i shkëlqyer-tha Xabi Alonso-është një futbollist i rëndësishëm për ne dhe ka besim reciprok mes nesh. Flasim përpara ndeshjeve, e di cfarë mendoj unë dhe unë e di se cfarë mendon ai. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta